“Let’s Do It Kosova’ bën thirrje për pastrimin e mjedisit në Kosovës.
“Let’s Do It” është në prag të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” akson ky shumë i madh për mbrojtjen e mjedisit.
Luan Hasanaj drejtor në këtë oganizatë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit t’i bashkëngjiten aksionit ndërkombëtar i cili fillon me 5 qeshor.
“Qellimi i këtij aksioni është pastrimi i mbeturinave, vetëdijesimi për ta ruajtur ambientin që na rrethon”, tha drejtori Hasanaj për Fol Drejt.
Ai gjithashtu tha së ” Në ditën ndërkombëtare të mjedisit i ftojme qytetarët e vendit, institucionet , bashkësite fetare, subjektete politike, FSK-në, shoqërinë civile dhe mediat të bashkangjitën në aksionin për mbrojtjen e mjedisit ku jetojme”, u shpreh Hasanaj
Kjo organizatë gjithashtu bënë thirrje për ruajtje të distancës dhe mbajtjë të dorëzave e maskave
“Ta ruajmë distancën, të mbajmë dorëza, të vendosim maskat dhe ta kemi të gjithë nga një thes me vete, dhe ta pastrojmë lagjen, ta pastrojmë qytetitn,t’i pastrojmë ujërat” thuhët në thirrjen e Let’s Do It Kosova”
https://www.facebook.com/letsdoitkosovo/videos/253699752409019