Mediumi spanjoll “ESPN”, ka raportuar se Robert Levandovski akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. “ESPN” thotë se Man. Siti dhe Çellsi janë në kërkim të një sulmuesi dhe pikërisht polaku i përshtatet sistemit të tyre.
Presidenti i Çellsit, Roman Abramoviç, ka thënë se do të transferojë në verë një sulmues të shtrenjtë, pikërisht atë që Tomas Tushel e kërkon.
Në anën tjetër, ‘Qytetarët’ kërkojnë të përforcojnë pozitën e sulmuesit kryesor pasi Serhio Aguero do të largohet nga klubi. Çellsi dhe Man. Siti janë shfaqur si pretendentë për të nënshkruar me Robert Levandoëskin këtë verë, me sulmuesin të pavendosur për të ardhmen e tij.