Danas ka raportuar se Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) sot ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të mbrojë ligjërisht dhe në çfarëdo mënyre tjetër serbët e arrestuar në veri të Kosovës, përfshirë edhe anëtarin e tyre Zheljko Milentijeviq, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i LRMS, Vojislav Mihailoviq, përmes një deklarate ka thënë se anëtari i tyre Zhivojko Milentijeviq, i cili është nga ai vend, është arrestuar për pjesëmarrje në demonstratat para komunës së Zveçanit.
“Akuzat kundër Milentijeviqit dhe serbëve të tjerë janë jashtëzakonisht të rënda dhe pa ndihmë juridike para gjykatave armiqësore ata rrezikojnë të marrin dënime të gjata. Nëse Qeveria e Serbisë i lë në baltë këta njerëz, do të jetë e qartë se serbët e Kosovës dhe Metohisë nuk mund të llogarisin më në të, as në vendin e tyre, Serbinë”, tha Mihailoviq./FolDrejt/