Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Lëvizja për të drejtat e gejëve është rrëmbyer nga agjenda radikale transhumaniste

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 9 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“Transgjinorizmi” është një fjalë që shërben si një urë lidhëse shoqërore midis transeksualizmit dhe transhumanizmit.

Jennifer Bilek

19 tetor, 2022

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Shoqëritë perëndimore ndodhen tashmë në vorbullën e transhumanizmit. Ne kemi sharruar në të ngase kjo agjendë radikale transhumaniste dhe bazat e saj eugjeniste i ka errësuar lustra popullore e LGB-së për të drejtat e njeriut.

“Transgjinorizmi” është një fjalë e cila përdoret si një urë lidhëse shoqërore midis transeksualizmit dhe transhumanizmit. Është një term i përbashkët por me margjina të paqarta të cilat me dredhi e bëjnë të vagullt vegëzën midis transhumanizmit dhe transesksualizmit. Transeksualizmi është kryesisht një fetish mashkullor i të rriturve që objektivizon dhe lakmon femërinë. Burrat me autogynephila (emri profesional për këtë formë të transeksualizmit) kërkojnë të përvetësojnë përmes metodave mjekësore seksin e natyrshëm të grave duke blerë përngjasje kirurgjikale të realitetit të tyre seksor, pjesërisht, për t’i qetësuar yshtjet e tyre kompulsive për ndryshim seksor. Ky pra është kulmi i industrive të seksit që kanë reduktuar gratë vetëm në vriguj për përdorime komerciale dhe seksuale.

Transhumanizmi është një lëvizje që për synim të sajin ka rritjen e jetëgjatësisë dhe aftësive kognitive njerëzore përmes një shkrirjeje më intime me teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë. Agjenda transhumaniste e sheh pavdekësinë si qëllim të sajin përfundimtar dhe bën ndarjen e mendjes nga trupi, si shumica e religjioneve. Brenda ekzistencës transhumaniste, realitetet biologjike, siç janë kufiri midis mashkullit dhe femrës, bëhen fare të parëndësishme. Nëpërmjet realitetit virtual dhe shkrirjes në teknologji, seksi riprodhues del nga përdorimi dhe reduktohet vetëm në një lojë mendore, duke e lënë gjithnjë pas trupin tonë.

Fjala “transgjinorizëm” e mjegullon fetishin seksual kompulsiv që ka eskaluar tashmë në industri të ngritur enkas për këso qëllimesh. Është një industri që shlyen tërësisht seksin njerëzor të gruas përmes gjuhës, ligjeve dhe të gjitha institucioneve tona, kurse shkëputjen nga trupi seksor e hedh në treg për t’ua shitur fëmijëve dhe rinisë si mall progresiv. Gratë ekzistojnë vetëm për t’u konsumuar ose për t’u përdorur komercialisht për kapacitetet e tyre riprodhuese. Gruaja shpërbëhet sistematikisht përmes përdorimit të termave “ushqyes me gjinj”, “mitërmbajtës” madje edhe “surrogat”.

Filozofia transhumaniste na ka përcjellë të paktën nga viti 1957. Atë e sajoi filozofi britanik Julian Huxley, nipi i biologut të shquar T.H. Huxley, vëllai i romancierit Aldous Huxley i cili shkroi Brave New World (Më e mira e botëve). Brave New World u botua në vitin 1932 dhe parashikoi përparime të mëdha shkencore në teknologjinë riprodhuese, nxënies së mësimit gjatë fjetjes, manipulimin psikologjik dhe kushtëzimin klasik të kombinuar për të krijuar një shoqëri anti-utopike. Julian Huxley ishte një eugjenist i përkushtuar. Mendimi i tij eugjenik pas Luftës së Dytë Botërore paraqet një kapërcim vendimtar nga ajo që quhej eugjenikë e vjetër në eugjenikën e re që ka për bazë biologjinë molekulare, e cila mund të krahasohet me urën lidhëse ku kapërcehet nga operacionet transseksuale në transhumanizëm: nga eksperimentimi me karakteristikat seksuale të njeriut tek manipulimi i kodeve gjenetike njerëzore dhe më gjerë.

Eugjenika merret me studimin e rregullimit të riprodhimit njerëzor që ka për qëllim krijimin e karakteristikave më të “dëshirueshme” dhe sterilizimin e detyruar për njerëzit me elemente “të padëshirueshme”. Eugjenika e vjetër megjithatë është diskredituar si joshkencore dhe e padrejtë nga ana racore për shkak të adoptimit të parimeve të saj nga nazistët për të justifikuar trajtimin ndaj hebrenjve, personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera minoritare. Mirëpo, eugjenika nuk u zhduk. Ajo vetëm avancoi në teknologji që tashmë po lundron mbi dallgën e cunamit të korporatizmit të shfrenuar. Tani po na hedhet përmes transhumanizmit dhe inxhinierisë gjenetike. Eugjenika ka një histori të gjatë dhe komplekse që nuk mund të trajtohet këtu, mirëpo parimeve të saj u kanë dhënë tashmë jehonë eksperimentet aktuale mbi trupat e shëndetshëm dhe organet seksuale të fëmijëve, shumë prej të cilëve ka të ngjarë të rriten për të qenë homoseksualë dhe shumë të tjerë që vuajnë gjithashtu nga autizmi dhe çrregullimet tjera mendore. Këto eksperimente “transgjinore” që sterilizojnë të rinjtë sot bëhen nën flamurin e ylbertë (dhe ata shumëngjyrësh – sh.p.) në emër të “të drejtave të njeriut”.

Fjalën “transgjinor” e stisi për herë të parë në vitin 1965 psikiatri John F. Oliven dhe e përdorte në librin e tij Hygiene and Pathology (Higjiena dhe patologjia) për të treguar dëshirën e një transeksuali për t’i përvetësuar karakteristikat dytësore seksuale të grave nëpërmjet operacioneve kirurgjikale dhe hormoneve, diçka që shkonte përtej yshtjeve kompulsive për t’u veshur me rroba grash, veprim ky kulturalisht i papranueshëm. Fetishizmi transvestik u shndërrua kësisoj në transseksualizëm, edhe pse disa burra nuk zgjodhën intervenimet kirurgjikale por vazhduan të visheshin si gra.

“Transgjinorizmi” është degëzim i këtyre dy fjalëve dhe tani përdoret si një rebranding i transeksualizmit për të tërhequr rininë kah tregu i ri. Është një prelud i manipulimeve gjenetike dhe teknologjike që ne i pranojmë, duke qenë gjithnjë nën kushtëzim, nëpërmjet transhumanizmit të errësuar nga kooptimi i markës së njohur, d.m.th. lëvizjes jashtëzakonisht të suksesshme për të drejtat e njeriut. Realisht, kjo është një agjendë antinjerëzore.

Hapi tjetër më i rëndësishëm drejt qëllimit transhumanist është uzurpimi i riprodhimit njerëzor dhe zhvendosja e tij në sektorin e teknologjisë. Tregu me riprodhim të asistuar aktualisht kap shumën e 25.6 miliardë dollarëve amerikanë dhe parashikohet që deri në vitin 2030 të arrijë në 41.4 miliardë dollarë. Në këtë treg po investohet prej të njëjtave elita që investojnë edhe në industrinë gjinore, dhe në sektorët e mjekësisë dhe teknologjisë në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, këto elita janë duke e përdorur infrastrukturën politike të të drejtave të njeriut për LGB për t’i dhënë fund dimorfizmit seksual – seksit riprodhues. Kjo përshtatet si më mirë në këtë treg ngase individët që janë në marrëdhënie me të njëjtin seks do të kenë nevojë për tregun e fertilitetit të asistuar nëse dëshirojnë të riprodhohen – dhe vetëm ata me burime të konsiderueshme mund të financojnë këto procedura të rrezikshme mjekësore. Pjesa tjetër do ngelin si hedhurina mjekësore të eugjenistëve, të sterilizuar për jetë.

Projektligji i parë “gjinor” u hartua nga një grup burrash me fetishizëm transvestik në fillim të viteve ‘90. Të paktën njëri prej tyre, Martine Rothblatt, i është nënshtruar një operacioni transseksual, një keqemërtim ky pasi askush nuk mund ta ndryshojë seksin e vet. Ai është një transhumanist (askush ende nuk është transformuar nga njeriu në diç tjetër), ka një kompani të madhe biofarmaceutike, një fermë ksenotransplantimi për korrjen e organeve të kafshëve për t’u transplantuar te njerëzit, një korporatë printimi organesh 3D dhe ka krijuar një robot të gruas së tij. Rothblatt punoi në Projektin e Gjenomit Njerëzor në nivel të OKB-së dhe krijoi një fe teknologjike të quajtur Terasem. Ai është bashkë-krijues i radios satelitore Sirius XM. Rothblatt është shumë i njohur në qarqet teknologjike, politike dhe ato të biznesit. Ai ka shkruar për domosdoshmërinë e tejkalimit të procesit të kategorizimit të burrave dhe grave sipas biologjisë së tyre dhe beson se dimorfizmi seksual është i barabartë me aparteidin e Afrikës së Jugut. Ai gjithashtu ka shkruar gjerësisht për të ardhmen e riprodhimit nëpërmjet teknologjisë dhe kapërcimit të kufijve të llojit njerëzor. Rothblatt e mësoi transhumanizmin prej Ray Kurzweil i Google, kompani kjo që po investon në industrinë gjinore në fronte të ndryshme dhe po korr të dhënat tona.

Në një raport të vitit 2015 që u publikua në The Atlantic, Rothblatt diskuton manipulimet e gjeneve njerëzore, të drejtat e kiborgëve njerëzorë, mbledhjen e të dhënave njerëzore, gjenomikën sintetike dhe epokën e ardhshme të farmakogjenomisë – trajtimin e njerëzve me medikamente që përputhen me gjenet e tyre – dhe bioinformatikën – një fushë ndërdisiplinore që zhvillon metoda dhe mjete softuerike për t’i kuptuar të dhënat biologjike.

Ndërsa ajo që po ndodh nën termin “transgjinorizëm” është përpjekje për ta kapërcyer seksin e llojit njerëzor, transhumanizmi është një përpjekje për të shkelur kufijtë e vdekshmërisë të llojit njerëzor nëpërmjet teknologjisë dhe bioteknologjisë. Zor se këto dy koncepte do të mund t’ju shiteshin masës së gjerë, e cila mbetet në përgjithësi e pavetëdijshme për hapat e mëdhenj që janë bërë në teknologji drejt inxhinierimit të njerëzimit, më konkretisht, çrrënjosjeve tona nga biosfera dhe shkrirjes tonë më intime me teknologjinë dhe bioteknologjinë. “Transgjinorizmi” është urë që na çon atje, sepse është një term çorientues me një kuptim tejet të lëngët, piketat e të cilit vazhdimisht lëvizin për të ngërthyer ide të reja, edhe pse bien në kundërshtim me idetë e mëparshme. Stacioni përfundimtar është transhumanizmi, gjithnjë i vagullt nga thirrjet e LGB-së. Qëllimi kryesor i transhumanizimit është t’i çmontojë këta të fundit bashkë me ne të tjerët.

Transgjinorizmi/transhumanizmi po imponohet në çdo sektor të shoqërisë, qeverisë, madje edhe në shkolla ku fëmijëve u mësohet se mund të jenë djem ose vajza sipas dëshirës; është një urë që na çon tek pranimi mbarëshoqëror i këtyre ndryshimeve. Ky proces indoktrinues do të ishte i pamundur pa aparatin politik të LGB-së për të drejtat civile dhe pranimin tashmë kulturalisht të mbjellë të homoseksualëve.

Për transhumanizmin organizohen konferenca në mbarë botën, mbahen kurse universitare, themelohen qendra studimi, botohen libra dhe po kërkuat në Google “transhumanism”, do t’ju dalin diku 6 milion rezultate kërkimi. Autori i projektligjit të parë për gjininë është një transhumanist, i cili ligjëron gjerësisht dhe haptazi për lidhjet mes transgjinorizmit dhe transhumanizmit. Rothblatt ka një prani të fuqishme në OutLeadership, krahu i rrjeteve të biznesit brenda komunitetit të ashtuquajtur “LGBTQ+”, dhe është i lidhur me spitale të ndryshme që sulmojnë seksin njerëzor nën maskën e trajtimit “afirmim gjinor”, si dhe me universitetet e famshme UCLA dhe John Hopkins. Ai tani është në bordin e klinikës Mayo. Zoltan Istvan, një transhumanist tjetër i njohur, kandidoi për president. Ray Kurzweil, këshilltar i Google, një nga korporatat tona më me ndikim të teknologjisë, është gjithashtu transhumanist, mentor i Martine Rothblatt. OutLeadership pikëtakohet me të gjitha korporatat tona gjigande që kanë një fuqi blerëse prej 3.7 T $.

Burrave që janë në postet më të larta të politikës, teknologjisë, arsimit, mjekësisë, sportit, Hollywood dhe gjithkah tjetër, u janë dhënë platforma për të na shitur “transgjinorizmin”. Ata nuk kanë dalë me ndonjë përkufizim koherent për të na ndihmuar ta kuptojmë “transgjinorizmin” ose atë se pse ai u bë për një kohë të shkurtër dhe përnjëherësh aq i rëndësishëm dhe tërhoqi vëmendjen e zyrave më me ndikim të avokatisë, bankave ndërkombëtare, kompanive botërore të investimeve, qeverive, korporatave dhe të gjitha institucioneve tona perëndimore. Ata sot po ia shesin ideologjinë e tyre brezit të ardhshëm duke imponuar indoktrinimin e tyre në shkolla kundër dëshirës së shumicës së prindërve.

Pa flamurin e të drejtave të njeriut, varka transhumaniste do të fundosej si një gur në ujë. Transhumanizmi shfrytëzon fëmijët vulnerabil si tagji për revolucionin e ardhshëm në fertilitetin e asistuar për ta imponuar trajektoren që specien njerëzore e largon nga biosfera dhe e shpie gjithnjë e më afër teknologjisë. Kuptohet, për sa kohë që ne nuk i ndalim ata./FolDrejt/

 

Përktheu: Visar Zeka

https://www.realityslaststand.com/p/the-gay-rights-movement-has-been

 

Jennifer Bilek është gazetare hulumtuese, aktiviste dhe artiste. Shkrimet e saj u publikuan në Tablet Magazine, First Things dhe The Post Millennial.

Tags: gejhomoseksualettransgjinoret
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ferdane Sahiti-Kandil pa fitil

Lajmi tjetër

Ju ftoj në Islam!

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM