Lëvizja Vetëvendosje në Klinë ka reaguar ndaj punonjësit serb të komunës së Klinës, Ranko Kostic, i cili gjatë orarit të punës iu bashkua protestave serbeve në Mitrovicën e veriut.
“Mbrëmë, në orët e vona e kemi kuptuar se punonjësi i komunës tonë Ranko Kostić, në orar të punës, i bashkohet bandave kriminale në protestën e organizuar në Veri të Mitrovicës.
Kjo është e papranueshme dhe shqetësuese për ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, në Klinë si dhe për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ne si Qendër i drejtohemi kryetarit të komunës dhe administratës duke kërkuar përgjegjësi se:
1. Si ka mundësi që një punonjës i komunës gjatë orarit merr pjesë në protesta të cilat mbështeten nga Vuçiq, në veri të Mitrovicës ?!
2. A ka marr leje për mungesën e tij në vend të punës ?!
3. Cilat masa janë marr për largimin e tij nga vendi i punës ?!
Ne si Qendër nga Stacioni i Policisë në Klinë kërkojmë që të merret në intervistë ky person dhe me seriozitet të trajtohet kjo çështje, sepse prania e një personi të tillë, që është përkrahës i bandave kriminale dhe që po e sfidojnë shtetin tonë nuk ka vend në komunën tonë.”, thuhet në shkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë./FolDrejt/