Forcat në bazën ajrore të Irakut Ain al-Assad, e cila strehon trupat amerikane, kapën dhe rrëzuan një dron ndërsa fluturonte pranë bazës herët këtë mëngjes, tha një koalicion i udhëhequr nga SHBA, siç konfirmohet nga forcat irakiane të sigurisë.
Forcat e mbrojtjes, duke përdorur sisteme anti-ajrore amerikane, rrëzuan një dron që po lëvizte drejt bazës rreth dy orë pas mesnate me orën lokale, njoftuan forcat amerikane në Twitter.
Incidenti, i cili është nën hetim, nuk shkaktoi të lënduar në mesin e stafit të bazës, as dëme materiale, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.