Biseda u zhvillua me një ton të zemëruar, duke nënkuptuar zemërimin e golashënuesit. Shokët për shkak të gjuhës, nuk e kuptuan përmbajtjen e saj, megjithëse i kuptonin disa fjalë. “Lewandowski tha pa pushim Barcelona”.
Biseda u zhvillua disa ditë para ndeshjes kundër Wolfsburgut. Kujtojmë se pas kësaj përplasjeje, në të cilën Lewandowski shënoi, lojtari iu drejtua fansave të tij me gjeste lamtumire.
Përveç kësaj, pas ndeshjes, sulmuesi e bëri të qartë se mund të ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Bayernit.
Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, ajo përfundon në qershor 2023 dhe Bayern nuk do ta lejojë atë të largohet me asnjë çmim. Barcelona do të duhet të negociojë nënshkrimin e sulmuesit./abcnews/