Robert Lewandowsk humbi durimin pas eliminimit të hershëm të Barcelonës nga Champions League. Njëkohësisht ai theksoi se duhet realizëm sa i përket pritshmërive që ekzistojnë nga ekipi.
“Unë jam në ekipin që kam dashur dhe kur ndihem rehat dhe i lumtur, gjithçka është më mirë”, tha për La Vanguardia asi polak, i cili ka 18 gola në 17 paraqitje me “Blaugrana” këtë vit. Ekipi po evoluon. Nuk e prisja të shkoja në ekip dhe gjithçka do të ishte mirë që në sezonin e parë. Duhet kohë dhe durim. Sigurisht që edhe Barcelona duhet të jetë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, por e dija që para se të vija se viti i parë do të ishte i vështirë”, shtoi ai./FolDrejt/