Robert Lewandowski do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili është shprehur se polaku së shpejti do ta nënshkruajë kontratën me blaugranët.
Lewandowski qe një kohë ka kërkuar largimin nga Bayerni, dhe destinacioni i ardhshëm i tij do të jetë stadiumi “Camp Nou”, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja e Barcelonës me polakun, ka kohë që ishte arritur, mirëpo pritej ajo me Bayernin.
Ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Blaugranët, derisa Bayerni do të përfitojë rreth 50 milionë euro./klankosova.tv/