Pak minuta më parë kanë filluar të qarkullojnë raportime se Leëandoëski dhe Barcelona do të bashkohen së bashku brenda kësaj jave.
Shumë gazetarë të sportit nga e gjithë bota kanë filluar pak më parë të shkruajnë nëpër rrjetet e tyre sociale se Bayern Munich është gati tashmë të lejojë polakun të transferohet në Spanjë. Gjithashtu raportime të tjera thonë se sulmuesi polak është kthyer në Gjermani por familja e tij ndodhet ende në Spanjë.
Duket se Barcelona do të firmosë brenda javës me Robert Lewandowski, edhe pse ende asgjë e konfirmuar, gjithçka shihet si një dritë në fund të tunelit për Barcelonën./abcnews.al