E zgjedhur të martën në krye të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për magazinën më të madhe të Europës ka folur për një perspektivë të shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në BE, përcjell foldrejt.com.
“Ne duhet ti hapim negociatat me vendet, përderisa Këshilli Europian ka ardhur në përfundim, që janë përmbushur kriteret.”
Më tej Leyen tha se nuk duhet të heqim dorë nga këto shtete (Ballkani Perëndimor), pasi ndajmë “të njëjtin kontinent, historinë e njëjtë, ne jemi fqinj. Nëse këtij rajoni ia mbyllim derën, atëherë dëmtohemi vetë.”
BE më parë kishte premtuar që anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të ndodhë në 2025./Foldrejt.com