Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer njoftoi në Twitter se Von der Leyen do të udhëtojë në Kiev e shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë kësaj jave do të udhëtojë në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer njoftoi në Twitter se Von der Leyen do të udhëtojë në Kiev e shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Nuk janë dhënë informacione lidhur me detajet e vizitës.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjithashtu javën e kaluar vizitoi Kievin ku zhvilloi takime zyrtare./FolDrejt/