Në kohën kur bota ortodokse është e ndarë për çështje politike si ajo mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe së fundi ajo mes Serbisë dhe Malit të Zi, një problem tjetër ka lindur me përçarjen e të krishterëve, kësaj here me protestantët në SHBA.
Kisha Metodiste është drejt ndarjes dhe kjo lidhet kryesisht me të drejtat e komunitetit LGBT. Një pjesë e pranojnë martesat e të njëjtit seks dhe priftët homoseksualë, kurse të tjerët jo.
Ndarja mes metodistëve pritet të ndodhë në konferencën e muajit maj, kurse prej tani thuajse ata ndjehen të ndarë. Përndryshe kisha Metodiste protestante në SHBA është komuniteti më me ndikim, veçanërisht te Partia Republikane./Foldrejt.com