Libani dhe Izraeli janë në mosmarrëveshje për një zonë detare prej 860 kilometrash katrorë, sipas hartave që të dyja vendet dërguan në Kombet e Bashkuara në 2011.
Libani dhe Izraeli kanë marrë një propozim përfundimtar për një marrëveshje për kufirin detar, të ndërmjetësuar nga SHBA, e cila plotëson të gjitha kërkesat e tyre dhe mund të çojë në një marrëveshje historike, njoftuan sot negociatorët nga të dy vendet, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Libani dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por janë afër një marrëveshjeje për demarkacionin e kufirit të tyre detar, i cili përfshin një zonë të pasur me gaz natyror.