Liberalizimi i vizave do të jetë në rend dite të enjten në Komisionin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, shkruan Fol Drejt.
Thijs Reuten, eurodeputet holandez, ka bërë thirrje që të votohet këtë të enjte për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë tutje në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte”, shkroi Reuten në rrjetin social Twitter. /FolDrejt/