Sot në Grupin Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të jetë në rend të ditës edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton Fol Drejt.
Kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht.
“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në agjendë të enjten”, thanë shkurt nga Presidenca çeke për Telegrafin.
Kërkesa e Francës e paraqitur në takimin e parë më 13 tetor, ku kërkon që hyrja në fuqi e një vendimi eventual për liberalizimin e vizave për Kosovën, të kushtëzohet me fuqizimin e Sistemit Evropian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), është integruar për diskutim./FolDrejt/