Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë që ndjehet i nderuar që ndodhet në vizitën e tij të parë si president në Kosovë.
“Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën e parë si president dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por edhe si një simbolikë e natyrshme që mishëron lidhjen tonë të pandryshueshme e vulosur nga historia, nga gjuha jonë e përbashkët dhe nga heronjtë tanë ndër shekuj”.
Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, Begaj ka thënë që liberalizimi i vizave është një e drejtë që duhet t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si gjithë qytetarët e tjerë të rajonit”, ka thënë Begaj.
Tutje ai tha se në lidhje me këtë e ka siguruar presidenten Osmani Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv sa më shpejtë të jetë e mundur.