Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, Mohamed Qununu tha se njësitë e ushtrisë kanë nxjerrë milicët e Haftarit nga zonat Ain Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të Tripolit dhe kanë siguruar kontroll të plotë në këto zona. Ky sukses i papritur për qeverinë legjitime të Libisë vjen menjëherë pas çlirimit të aeroportit të Tripolit nga forcat e rebelit Haftar, informon foldrejt.com.