Në kohën kur gjenerali pro-rus Khalifa Haftar përparon drejt Tripolit dhe përgatit një ofansivë për të pushtuar gjithë Libinë, tashmë edhe vetë forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtare të Libanit, kanë pranuar një ndihmë të rëndësishme – që ushtarët turq të mund të zbarkojnë në Libi dhe të ndihmojnë me logjitstikë dhe ushtarakisht Tripolin zyrtar, informon Al Jazeera, përcjell foldrejt.com.
Qeveria e Libisë, edhepse e njohur ndërkombëtarisht, ka pushtet defakto vetëm në rrethinat e Tripolit. Megjithatë, ndërhyrja e ushtarëve turq mund të sjellte ndryshimin e balancave. Sipas ekspertëve të politikave ndërkombëtare, Libia pritet të mbetet nën kontrollin e aksit Katar/Turqi, kurse Rusia po kryen presione me gjeneralin Haftar, që Turqia të lëshoje pe në Siri.
Për hapat konkretë, pritet të shihet në ditët vijuese./Foldrejt.com