Libraria Jeta (Prishtinë) sapo ka botuar një vëllim të ri, të cilin do ta paraqesë në Panairin e librit të Prishtinës, nga 7–12 Qershor.
DIELLI I DASHURISË – VARGJE TË ZGJEDHURA TË RŪMĪUT, është botimi i cili do të prezantohet në edicionin e këtij panairi në kuadër të librarisë “Jeta”, transmeton Fol Drejt.
Kjo vepër e hartuar nga Edin Q. Lohja dhe redaktuar nga Ornela Ademovi, është një përzgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat poetike të Rūmīut, Methnevī-je meʿnāvī dhe sidomos Dīvān-i Shems-i Tabrīz, është e treta në shqipe prej hartuesit (pas William C. Chittick, Doktrina sufiste e Rūmīut, 2009 dhe Flakërime Dashurie: antologji e Rūmīut, 2018) dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë te Rūmīu, të përbërë nga dija, mundi e realizimi shpirtëror.
Ajo është pajisur me shënime sqaruese për konceptet diturore, figuracionin letrar dhe domethënien e brendshme të disa prej vargjeve më pak të qarta dhe një hyrje mbi prapavijën shpirtërore të Rūmīut në kontekstin e shpalljes./FolDrejt/