Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se një libër me 600 mijë vargje të këngëve kreshnike shqiptare, është promovuar së fundmi në New York, transmeton Fol Drejt.
”Wild song, sweet song”, libër që kalon nëpër tingujt e kujtesës shekullore arbërore, i autorit Prof. Dr. Zymer Neziri dhe i botuar nga Universiteti i Harvardit, është promovuar në Universitetin Columbia të New York-ut.
“Një publikim i tillë shënon arritje për albanologjinë dhe kulturën e vendit, promovim të vlerave tona si dhe ruajtje të trashëgimisë dhe identitetit tonë etnik” – thuhet ndër të tjera në njoftim./FolDrejt/