Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, njëherit edhe bashkëbartiak i Rexhep Selimit, i cili po mbahet aktualisht në Hagë, ka dhënë përkrahjen e tij morale ndaj Selimit.
Ai, me anë të një postimi në facebook, ku ka shpërndarë një pikturë të Rexhep Selimit, ka shkruar se shpirtin çlirues nuk e ndalojnë prangat dhe nuk e kufizojnë grilat.
Tutje, është shprehur se poezitë, këngët dhe tani edhe pikturat nën autorësinë e Rexhep Selimit, vazhdojnë të frymëzojnë e t’i japin kurajo.
“Shpirtin çlirues nuk e ndalojnë prangat, nuk e kufizojnë grilat.
Poezitë, këngët e tani edhe pikturat vazhdojnë të frymëzojnë e të na japin kurajo. Rexha e vazhdon luftën.”, ka shkruar Aliu./FolDrejt/