Ministri Çeku ka nënshkruar licencën e parë për një federatë të sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i dorëzoi zyrtarisht kryetarit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri vendimin dhe licencën për ushtrimin e veprimtarisë, me afat vlefshmërie deri në fund të vitit 2024, transmeton Fol Drejt.
Federata të shumta tashmë kanë dorëzuar aplikacionet për licencim, ndërsa së shpejti pritet që të dorëzohen edhe disa aplikacione të tjera.
Me qëllim të lehtësimit të procedurës së aplikimit, MKRS-ja ka përgatitur formularin ku sqarohet se cilat janë dokumentet dhe kriteret e nevojshme që duhet plotësuar për licencim si dhe të dhënat tjera të veçanta siç parashihen me Udhëzimin Administrativ./FolDrejt/