Stoltenberg tha se aleatët do të forcojnë parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës përderisa hapin dyert për Suedinë dhe Finlandën me një ftesë zyrtare
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s kanë nisur seancat në kuadër të samitit të Madridit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në hapjen e seancës së parë për Ukrainën, Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të merren vendime të rëndësishme për të forcuar aleancën në një botë ku “regjimet autoriale” si Rusia dhe Kina po sfidojnë rendin e bazuar në rregulla.
Lidhur me planin për NATO-n, dokumentin e ri të Konceptit Strategjik, i cili do të miratohet në Madrid, Stoltenberg tha se aleatët do të forcojnë parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës përderisa hapin dyert për Suedinë dhe Finlandën me një ftesë zyrtare.
Sipas shefit të NATO-s, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajë një fjalim para liderëve dhe do të miratohet një paketë gjithëpërfshirëse mbështetëse për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se “bota po na shikon” dhe se vendimet që do të marrin aleatët “do të përcaktojnë kapacitetin tonë dhe përdorimin e burimeve tona për dhjetë vitet e ardhshme”.
Duke përgëzuar Türkiye-n (Turqinë), Finlandën dhe Suedinë për nënshkrimin e memorandumit trepalësh për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, kryeministri Sanchez tha se “hyrja e këtyre dy vendeve në NATO do të jetë një pikë kthese e rëndësishme”./FolDrejt/