Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim, liderët e BE do mblidhen në Paris! Ja dita dhe çfarë do të shqyrtohet
Udhëheqësit e Bashkimit Europian pritet të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për anëtarësimin e saj në Union, ndërsa bombardimet ruse nuk ndalen.
The Guardian raportohen se liderët e BE-së do të mblidhen të enjten e ardhshme në Paris në një samit jo zyrtar për të mbajtur një qëndrim të përbashkët mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim.
Udhëheqësit do të diskutojnë “kohën ose kushtet”, ndërsa qëndrimet mes 27 shteteve janë të ndryshme.
“Gjeorgjia dhe Moldavia gjithashtu pritet të bëjnë aplikime zyrtare deri në fund të javës”, thanë zyrtarët e BE.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë disa herë thirrje për anëtarësim në Bashkimin e Europian. Nga bombarimet ruse në vend, raportohen me mijëra të vdekur, mes tyre civilë dhe fëmijë. Ndërsa mbi 1 milion njerëz raportohet se janë larguar nga Ukraina./FolDrejt/