Liderët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë do të shkojnë në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Në postimin e publikuar në llogarinë në Twitter të presidentit të Estonisë, Alar Karis, shihej se liderët bënë një foto jashtë një treni që i përket Ukrainës, por nuk u dhanë detaje për vizitën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Karis në një deklaratë tha: “Ne jemi duke vizituar Ukrainën me Andrzej Duda, Gitanas Nauseda dhe Egils Levits për të treguar mbështetjen tonë të fortë për popullin ukrainas. Ne do të takohemi me mikun tonë të dashur, presidentin Zelenskyy”.
Përveç presidentit estonez, Karis, në vizitë marrin pjesë edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe presidenti i Letonisë, Egils Levits./FolDrejt/