Duket që të gjithë liderët shqiptarë janë pajtuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata këto deklarata i kanë bërë sot, për media të ndryshme.
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi tha se është e drejtë që në këto kushte të ketë zgjedhje të parakohshme.
”Paralajmërimi i kryeministrit të vendit, për zgjedhje të parakohshme është një vendim i pritur, pas vendimit për mos marrjen e datës për bisedime me BE-në”, ka thënë kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.
Ngjashëm, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet i shef si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.
Kurse Aleanca për Shqiptarët prej dje në konferencë për shtyp deklaroi se është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke shtuar se nëse ato do mbaheshin, ajo do ishte fitimtare./Foldrejt.com