E ardhmja e Xhakës në Arsenal mbetet e paqartë, ndërsa në anën tjetër Bayer Leverkusen ka shprehur një interes të vazhdueshëm për shërbimet e mesfushorit zviceran, raporton Sky Germany. 30-vjeçari po shkon në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe pavarësisht se është vendosur si një lojtar kyç nga Mikel Arteta, mund të dëshirojë një rikthim në Bundesligë, sipas raportit.
Leverkusen ka kohë që interesohet për Xhakën, duke qenë afër arritjes së një marrëveshjeje verën e kaluar përpara se ai të vendoste të qëndronte në Arsenal nën drejtimin e Artetës. Ai u ka thënë shokëve të skuadrës idenë për rikthimin në ligën e lartë gjermane, me një lëvizje më të mundshme në vitin 2024, kur ai mund të largohet falas.
Arsenali nënshkroi me Xhakën në 2016 pasi ai kishte kaluar katër vjet në Gjermani me Borussia Monchengladbach dhe më parë ishte kapiten i klubit të Arsenalit, përpara se ta humbiste atë pas një sërë çështjesh disiplinore gjatë viteve. Leverkusen është i etur për një “lider agresiv” në mesfushë dhe mund të imagjinojë në parim nënshkrimin e lojtarit verën e ardhshme.
Xhaka do të jetë në gjendje të diskutojë kushtet me klubet e tjera nga janari i vitit të ardhshëm nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re me Arsenalin, transmeton Fol Drejt.