Ramzan Akhmatovich Kadyrov, udhëheqësi i Republikës Çeçene, tha sot se forcat e tij janë të gatshme të ndihmojnë në shtypjen e rebelimit të kreut të grupit paraushtarak “Wagner” Yevgeny Prigozhin dhe se, nëse është e nevojshme, ata do të përdorin “metoda të ashpra”.
Ai shtoi se luftëtarët e Republikës çeçene tashmë janë zhvendosur në zonat e tensionit pranë Rostov-on-Don, raporton RIA.
Kadyrov theksoi se ai mbështet plotësisht çdo fjalë të presidentit rus Vladimir Putin./FolDrejt/