Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka theksuar rëndësinë e “fshehtësisë profesionale” nga ana e institucioneve të sigurisë, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, Policia e Kosovës duhet ta rris kontrollin e brendshëm. Për më tepër Haradinaj i ka edhe disa këshilla për këtë institucion.
“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.
Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime:
1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.
2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj” – ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/