Lideri i Afganistanit dhe lideri i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, tha se ky vend dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të mira politike me të gjitha vendet islame, si dhe me të gjithë botën, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Në një mesazh me rastin e Kurban Bajramit, lideri i Afganistanit tha se vendi nuk do të ndërhyjë kurrë në punët e brendshme të vendeve të tjera.
“Ashtu siç nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera, në të njëjtën mënyrë nuk lejojmë që të tjerët të ndërhyjnë në punët tona të brendshme. Parashikimi i kolapsit ekonomik të Afganistanit dhe krizës së vendit rezultoi i gabuar.” tha ai.
Gjithashtu, Akhundzada iu referua çështjes së drogës dhe tha se kultivimi i lulëkuqes në vend është zhdukur.
Fermerët kërkojnë alternativa dhe kultivimi i ligjshëm po përhapet, ndërkohë ndalohet prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i të gjitha llojeve të barnave dhe tani shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, janë shpëtuar nga ky dëm”, tha njeriu i parë i Afganistanit.
Lidhur me të drejtat e grave, lideri suprem i lëvizjes talebane tha se janë marrë masa konkrete për të shpëtuar gratë nga shumë shtypje tradicionale, përfshirë martesat e detyruara, dhe se të drejtat e tyre të sheriatit mbrohen. /FolDrejt/