Lideri i opozitës ruse i burgosur, Alexei Navalny tha sot se po hetohet për akuza për terrorizëm dhe se mund të dënohet me 30 vite burg.
“Ata bënë akuza absurde se unë përballem me 30 vjet burg… se unë, ndërsa jam në burg, kryej akte terroriste”, komentet e Navalnyt u publikuan në Twitter nga bashkëpunëtorët e tij, raporton Reuters.
Këtë muaj, hetuesit rusë i lidhën zyrtarisht mbështetësit e Navalny-t me vrasjen e Vladlen Tatarsky, një bloger ushtarak popullor dhe mbështetës i pushtimit rus të Ukrainës, i cili u vra në një bombardim kohë më parë, transmeton Fol Drejt.