Lideri i Vetëvendosjes dhe njëherësh më i votuari në zgjedhjet e fundit, Albin Kurti, është infektuar me Covid19. Ai e ka konfirmuar vetë lajmin përmes rrjeteve sociale, informon foldrejt.com.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini”, shkruan ai./Foldrejt.com