Kreu i partisë “Alternativa”, në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, sot ka marrë pjesë në organizimin “Takimi i madh i Rumelisë”, transmeton Fol Drejt.
Ky takim, në të cilin morën pjesë liderë të Ballkanit, u organizua nën patronazhin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Gashi, i cili është shprehur i nderuar të ketë qenë pjesë e këtij takimi, ka njoftuar se ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e vet, të Alternativës dhe të gjithë shqiptarëve për bashkëpunimin mes Turqisë dhe shqiptarëve në Ballkan, sidomos në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i Gashit:
“Sot, në Stamboll, kisha nderin të marr pjesë në “Takimin e madh të Rumelisë”, me liderë politikë të Ballkanit, që u organizua nën patronazhin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Në këtë mënyrë edhe njëherë shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen time, të Alternativës dhe të shqiptarëve për bashkëpunimin e deritanishëm mes Turqisë dhe shqiptarëve në Ballkan, por edhe me shtetin tonë.”