Një udhëheqëse e opozitës në mërgim nga Bjellorusia thotë se ushtarët e vendit të saj duhet të dorëzojnë armët nëse vendosen në Ukrainë nën presionin e Rusisë.
Udhëheqësja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ka qenë në mërgim në Lituani që nga viti 2020, tha se udhëheqja e Bjellorusisë është bërë peng i aleatëve të fuqishëm në Moskë, të cilët ofrojnë mbështetje politike dhe ekonomike. Ajo kundërshton përfshirjen e drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftë, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Nëse ndodh që nën presion, nën kërcënime, trupat bjelloruse do të vendosen, ne po u bëjmë thirrje ushtarëve tanë të dorëzojnë armët, të bashkohen me guerilat, të ndryshojnë anë, të bashkohen me ushtrinë ukrainase”, tha Tsikhnouskaya gjatë një vizite në Estoni./FolDrejt/