Deputeti dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavcit, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore.
Këtë vendim Gashi e quajti anti-ligjor, ndërsa në anën tjetër e ka quajtur të paaftë Qeverinë për ta menaxhuar situatën e teksteve shkollore, shkruan EO.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore.
Gashi këtë vendim e ka quajtur anti-ligjor, teksa Qeverinë e ka quajtur të paaftë për ta menaxhuar situatën e teksteve shkollore.Në një konferencë për medie, Gashi ka thënë se ky “keqmenaxhim” u ka shkaktuar dëme ekonomike e emocionale prindërve.
“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale, duke i pamundësuar Kuvendit që të shohë se ku janë problemet në lidhje me librat dhe cilat janë veprimet dhe mosveprimet që i ka bërë Qeveria”.
“Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që Ministria po e bën dhe për këtë do të përballen sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit”.
“Mendoj që paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pariparueshëm”, ka thënë ai./eo/