Ndërsa është komentuar gjatë konfrontimi verbal ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jashari, një koment i shkurtër i avokatit Ali Sefaj, ka marr vëmendje të madhe në opinionin publik, shkruan Fol Drejt.
Sefaj, i cili është edhe anëtar i Këshillit Grevist, i është adresuar me një gjuhë të ashpër qeverisë, ndërsa deputetin Basha e quan “qen”.
“Nga diskutimet në Komisionin për Arsim dhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës shihet qe qeveria nuk don qe të mbyllet greva” – ka shkruar Sefaj, duke shtuar:
“Lidhne Dimal qenin!”