Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Ligës Arabe miratuan sot vendimin për kthimin e Sirisë në anëtarësimin e kësaj organizate pas më shumë se 10 vitesh pezullim, njoftoi sot zëdhënësi i Ligës Arabe.
Vendimi, i cili u miratua si rezultat i përpjekjeve rajonale për të normalizuar marrëdhëniet me presidentin sirian Bashar al-Assad, u mor në një takim ministror me dyer të mbyllura në selinë e Ligës Arabe në Kajro, raporton Reuters.
Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011 pas një goditjeje të përgjakshme të protestave kundër Asadit që çuan në një luftë civile shkatërruese, transmeton Fol Drejt.