Ditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Champions League. Një finale e parakohshme do të luhet në “Parc des Princes” në orën 21:00.
PSG-Real Madrid do të jetë një përballe “titanësh”, ku dy skuadra shumë të njohura që do të diskutojnë mes tyre edhe kalimin në fazën tjetër, dhe jo pa shkak është cilësuar si një finale e parakohshme, sepse të dyja skuadrat synojnë trofeun e kompeticionit më të madh për klubet.
Benzema është dyshimi i vetëm i teknikut Ancelotti në transfertën e sotme në Paris.
Një tjetër duel interesant do të jetë ajo mes Sporting dhe Manchester City, sfidë që do të luhet në Lisbonë.
Kjo përballe nuk pritet t’i krijojë ndonjë pengesë të madhe skuadrës nga manchesteri, edhe pse surprizat priten në këtë kompeticion.