fbpx
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Ligjet të cilat nuk i ka nënshkruar Ivanovi sot sërish para deputetëve

Lexoni edhe..

Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë, mes të cilave edhe për mbrojtjen nga diskriminimi, sot sërish duhet të gjenden para deputetëve.

Pritet këto ligje pasi sërish do të votohen në Kuvend, të publikohen në Gazetën Zyrtare.

LSDM dje akuzoi Ivanovin se bllokimi i ligjeve është pengesë e reformave dhe interesave kombëtare, dhe se mbetet konsekuent në veprimin e vet në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.

Kabineti i Ivanovit, megjithatë, u përgjigj se askush nuk e pengon Kuvendin ta përsërisë, siç theksoet, “tashmë precedentin e bërë dhe në mënyrë joligjore, pa nënshkrim nga presidenti i shtetit në Gazetën Zyrtare të publikojë dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara në Parlament”.

Ndryshe, presidenti Ivanov nuk i nëshkruan ligjet nga 11 janari, kur në Kuvend ishin miratuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme