Para datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja tani kërkon marrëveshje mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Në takimin eventual Zoran Zaev-Hristijan Mickoski, opozita kërkon që bisedimet të zhvillohen në përfshirjen e parimeve në ligj dhe jo mbrojtjen e individëve.
Të bisedohet dhe sillet ligj i cili do të mund ta kthente drejtësinë në Maqedoni. Nga ajo që pamë në takimin e fundit ishte se Zaev kishte për qëllim të mbronte zgjidhje personale, kuadro me emra dhe mbiemra të cilët do të dëshironte të ishin në krye të Prokurorisë dhe t’i mbrojë të gjithë të punësuarit me nepotizëm në PSP. Ne nuk jemi këtu për t’ia plotësuar dëshirat Zaevit por jemi për të biseduar për ligj parimorë dhe zbatimin e parimeve të cilat o ofrojmë. Në rast se kemi marrëveshje për ligj, jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat janë më se të nevojshme”-pohoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ndonëse Zaev paralajmëroi takim të mundshëm mes tij dhe Mickoskit, LSDM-ja sot nuk kishte përgjigje nëse do të ketë ose jo takim liderësh. Socialdemokratët akuzojnë VMRO-DPMNE-në se përmes zgjidhjeve ligjore po tenton rilindjen e krimit të kaluar.
Kryeministri Zaev ditë më parë deklaroi se deri para mbledhjes së Këshillit të Evropës, pushteti dhe opozita duhet të merren vesh për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas tij, pushteti ka garantuar atë që ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare duke aluduar në lëndët e PSP dhe se tani po punohet për garantimin e kushteve të institucionit. Zaev gjithashtu potencoi se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme derisa qytetarët nuk e vërejnë efektin ekonomik të anëtarësimit në NATO dhe datës për bisedime me BE.