Në referendumin e sotëm, Principata e Lihtenshtajnit hodhi poshtë me shumicë të madhe votash ndalimin e kazinove në vend, raporton AP.
27 për qind e votuesve votuan për ndalimin e kazinove, ndërsa 73 për qind ishin kundër dhe 70 për qind e votuesve morën pjesë në referendum, përcjell Fol Drejt.
Iniciatori kryesor i referendumit ishte grupi “Folksmeinung” (“Opinion i Popullit”), i cili, sipas fjalëve të tij, po lufton kundër “përmbytjes së kazinove”./FolDrejt/