Ministri maltez i Shëndetësisë Chris Fern deklaroi së fundmi se lija e majmunëve nuk është “një tjetër Covid” dhe theksoi se autoritetet janë të përgatitura mirë në rast të një epidemie.
Një 38-vjeçar, i cili së fundmi ka qëndruar në një nga vendet e prekura nga shpërthimi i lisë së majmunëve, ndodhet në izolim në shtëpi me simptoma të lehta, shkruan portali maltez Malta Today, transmeton Fol Drejt.