“Edhe pse lija e majmunit është më pak ngjitëse se lija dhe COVID-19… numri në rritje i rasteve të konfirmuara po bëhet një çështje për t’u shqetësuar”, tha Phaahla.
Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Joe Phaahla, ka deklaruar se lija e majmunit po bëhet një “çështje shqetësimi” në vendin e tij, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një konferencë për media, ministri Phaahla tha se rasti i pestë i lisë së majmunit në Afrikën e Jugut u konfirmua të martën, tek një 28-vjeçar nga qyteti Johannesburg që së fundmi udhëtoi në Spanjë dhe Holandë.
“Edhe pse lija e majmunit është më pak ngjitëse se lija dhe COVID-19… numri në rritje i rasteve të konfirmuara po bëhet një çështje për t’u shqetësuar”, tha Phaahla.
Ai njoftoi se pesë infeksionet me linë e majmunit në Afrikën e Jugut u regjistruan mes 22 qershorit dhe 17 gushtit, si dhe shtoi se rasti i fundit nuk ka asnjë lidhje me katër rastet e para.
Ministri afrikano-jugor tha se zyrtarët po përpiqen të vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje mes katër rasteve të para dhe rastit të fundit, pasi të gjithë të prekurit udhëtuan në Spanjë, respektivisht në vendin më të prekur nga lija e majmunit në Evropë.
Që nga 1 janari, të paktën 36.500 raste, përfshirë 12 vdekje, janë raportuar në mbarë botën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
OBSH-ja linë e majmunit e ka shpallur emergjencë globale shëndetësore.
“Pothuajse të gjitha rastet janë raportuar nga Evropa dhe Amerika, ndërkohë pothuajse të gjitha rastet vazhdojnë të jenë në mesin e meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj”, tha më herët këtë javë Tedros Ghebreyesus, shef i OBSH-së.
Pavarësisht se shumica e rasteve janë në mesin e meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj, OBSH-ja ka paralajmëruar se “kushdo që ekspozohet mund të infektohet me linë e majmunit”.
Tedros bëri thirrje që të gjitha vendet të sigurojnë se janë të gatshme për shpërthimin e mundshëm të lisë së majmunit dhe të ndalojnë transmetimin e saj duke përdorur mjete efektive të shëndetit publik./FolDrejt/