Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot po mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), shkruan Fol Drejt.
Mimoza Kusari Lila, Shefe e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ia ka bërë një propozim interesant opozitës:
“Për të realizuar këtë skenar deri në fund i propozoj opozitës që ta bëj edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet zotëri Nagip Krasniqi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit ashtu me duar lidhur siç e nxorën nga Gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera operacionale që janë zhvilluar gjatë periudhës sa ishte drejtor në KEK, një vit e gjysmë…”
Kusari Lila i mbrojti qëndrimet e qeverisë, duke thënë se:
“Nëse jeni të shqetësuar për deklaratat e qeverisë do t’ia lënit atë punë organit të akuzues.”
Opozita, ndërkaq, këto deklarata i ka shpjeguar si ndërhyrje të ekzekutivit në punët që s’i takojnë./FolDrejt/