Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se lajmi për lirimin e Sylejman Selimit, është padyshim lajmi i ditës.
Limaj ka uruar familjen e Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarët për lirimin e Selimit.
“Lajmi i ditës, padyshim lirimi i gjeneral Sylejman Selimit! Kosova mori lajmin e shumëpritur. Urime familjes së tij dhe gjithë bashkëluftëtarëve! Mirë se erdhe Gjeneral”, thuhet në një postim të Nismës Socialdemokrate.