Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka udhëtuar për në Hagë, ku pritet të takohet me ish-krerët e UÇK-së.
Kështu kanë njoftuar burime të klankosovës, sipas së cilave, Limaj sot pritet të vizitojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendin e Kosovës Kadri Veseli, ish- zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, transmeton Fol Drejt.
Ish-eprori i UÇK-së do ta takojë edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Pikërisht kjo vizitë bëhet edhe në periudhën kur para 17-vjetësh Fatmir Limaj, ishte liruar nga Haga.
Kreu i NISMA-s Socialdemokrate po shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati./FolDrejt/