Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 30 dhjetorin- Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i Nismës ka thënë se sot nderojmë veteranët e luftës tonë çlirimtare të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për të pasur shtetin tonë.
“Në këtë ditë kujtojmë me respekt sakrificën e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, dëshmorëve dhe martireve të Kombit të cilët bënë të mundur lirinë tone”, shkruan Limaj në një postim në Facebook.
Po ashtu Limaj ka kujtuar edhe sulmin e parë të forcave serbe kundër familjes se komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.
“Mirënjohje e respekt për të gjithë veteranët”, shkruan Limaj.