Limonadat janë karakeristikë e verës, por kjo që do ju tregojmë në recetën e sotme ka shijen e pangatërrueshme të erëzave.
E pasur me erëza e fara të cilat e bëjnë të parezistueshme për shqisat, kjo përzierje është po aq interesante sa ka dhe emrin.
Erëzat ruajnë sekret aromat e tyre të veçanta, por edhe vlerat për shëndetin, duke ju përshpejtuar metabolizmin dhe ulur oreksin.
Çaj apo limonadë si do ta quanit ju pasi të lexoni përgatitjen e veçantë të saj?
Ndiqni këshillat më poshtë dhe provojeni edhe ju në shtëpitë tuaja.
Përbërësit
12 fara kardamom
1 lugë çaji fara finoku
Gjysmë luge piper i zi
Gjysmë luge fara koriandre
Gjysmë luge fara karafili
1 shkop kanelle
3 lugë gjelle xhenxhefil i grirë i freskët
125 gr sheqer
125 ml ujë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj pije këshilloheni të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë.
Merrini farat e kardamomit bashkë me piperin e zi dhe shtypini imët.
Ndërkohë vendosni të gjithë erëzat e tjera përveç xhenxhefilit në një tavë dhe futini të piqen në furrë në temperturën 180 gradë për 5 minuta.
Më pas ndizni zjarrin dhe shtoni në një enë të thellë të gjith erëzat e pjekura, xhenxhefilin, kardamomin, piperin e zi, sheqerin.
Shtoni ujin dhe vendoseni të ziejë të gjithë këtë masë për 5-10 minuta duke e përzier herë pas here.
Mbani në mendje që sa më shumë ta përzieni aq më e fortë do të jetë shija përfundimtare.
Lëreni në zjarr për kohën e caktuar pa e lejuar të trashet e më pas kullojeni dhe hidheni në një enë qelqi.
Futeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni sipas dëshirës.
Kjo pije mund të konsumohet deri në 6 muaj pas përgatitjes./AW/