Shtetet e Bashkuara e kanë rritur me 37% nivelin e eksportit të armëve nga vitit 2016 deri në 2020-tën. Dy eksportuesit e tjerë të mëdhenj, Franca dhe Gjermania – e kanë rritur sasinë e dërgesave gjatë kësaj periudhe, por ky shtim duket se kompensohet nga ana tjetër më rënien e eksporteve nga Kina dhe Rusia, thotë Instituti Ndërkombëtar i Paqes, SIPRI me seli në Stokholm.
Kjo është hera e parë prej periudhës 2001-2005, që shkalla e dërgesave të armëve mes shteteve nuk është rritur në krahasim me periudhën paraprake.
Dërgesat e armëve në përgjithësi mbeten pranë nivelit më të lartë që prej fundit të luftës së ftohtë, edhe pse kjo mund të ndryshojë për shkak të pandemisë. Rritja më e beftë e importeve është vënë re në Lindjen e Mesme, me 25% ku gjysma e armëve të dërguara janë amerikane. Rusia, eksportuesja e dytë më e madhe në botë, është përgjegjëse për një të pestën e shitjes së armëve, ndonëse shitjet i janë tkurrur me për 22 për qind në krahasim me periudhën 2011-2015, kryesisht për shkak të rënies së importit nga India.